Ambasada Zvicerane i dorëzon Qeverisë platformën për punësimin e të rinjve
Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj. Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Për këtë qëllim, Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane, Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht […]