Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe edhe në objektin e Qeverisë
Sot në Prishtinë është protestuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Protesta e sotme vjen pas dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, nga 5 meshkuj. Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, e më pas edhe në objektin e Qeverisë së Kosovës. Protestuesit kanë kërkuar nga kryeministri të bëjë veprime e jo vetëm të shkruajë statuse në rrjetet sociale ku e dënon aktin e dhunës. […]