Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur në vitin 2014
Ministria e Financave të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga sot hapet aplikimi për përfitime të Shtesave për Fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014, shkruan Express. Nga kjo ministri kanë bërë me dije se nga muaji gusht do të shtohet edhe gjenerata e lindur nga 1 janari 2013, derisa në muajin shtator do të shtohet gjenerata e 2012-ës. […]