Kosova po bëhet me agjenci të Anti-Dopingut
Në një të ardhme të afërt, Kosova do të bëhet me agjencinë anti-doping. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku. Ai zbuloi se projektligji në fjalë është miratuar në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës. Çeku tutje thotë se ky është një tjetër hap drejt zhvillimit të sportit kosovar. Më poshtë mund ta lexoni postimin e ministrit Hajrulla Çeku. /Gazeta Express/