play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: July 2022

570 Results / Page 52 of 64

Background

Aktualitet

Dështon mocioni i LDK-së, Kuvendi nuk e shkarkon bordin e ZRRE-së

Në Kuvend ka dështuar të miratohet mocioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Gazeta Express. Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 22 deputetë votuan për shkarkimin, 53 ishin kundër dhe asnjë nuk abstenoi. Paraprakisht pati pak debat. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se bordi i ZRRE-së nuk ka vepruar siç duhet në procesin e shtrenjtimit të rrymës. “Qytetarët e vendit […]

today06/07/2022

Aktualitet

LVV-ja kundërshton shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta votojnë shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka thënë shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Kjo pasi sipas saj, kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e këtij bordi, përveçse nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm, ka shpërputhje dhe mangësi serioze në raport me dispozitat ligjore që i parasheh ligji për rregullatorin e energjisë. Kusari-Lila ka thënë […]

today06/07/2022

Aktualitet

Qeveria miraton Projektligjin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës – Prishtinë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Bbshkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për lidhjen hekurudhore Durrës – Prishtinë. Sipas njoftimit të bërë nga qeveria, qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i proceduarve dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit. “Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove […]

today06/07/2022

Aktualitet

Gërvalla shkarkon Konsullin në New York, Krasniqi: Ministrja më kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

Minsitrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkarkuar nga detyra, Lulzim Krasniqin, Konsull i Republikës së Kosovës New York. Përmes një letre që Krasniqi i ka dërguar Gërvallës, ka thënë se njoftimin e ka marrë përmes emailit nga Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, Behar Isma, përmes së cilit i është bërë e ditur se marrëdhënia e punës me MPJD-në ka mbaruar më 30 qershor 2022. Krasniqi ka thënë se […]

today06/07/2022

Aktualitet

Osmani kërkon përkrahje nga Japonia për proceset integruese të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani. Presidentja e ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës, përfshirë rritjen e numrit të bursave për studentët kosovarë nga qeveria japoneze, si rezultat i diskutimeve gjatë vizitës së presidentes në Tokio vitin e kaluar. “Kosova dhe Japonia ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore, prandaj presim […]

today06/07/2022

Aktualitet

LDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së: Shtrenjtuan rrymën në mënyrë të padrejtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për propozimin e kësaj partie për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Në fjalën e tij, Zemaj ka thënë se ky bord nuk ka arritur të përmbushë objektivat e parashtruara nga Kuvendi për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. “Ky bord në mënyrë të padrejtë ka bërë shtrenjtimin e energjisë elektrike. Tashmë […]

today06/07/2022

Aktualitet

Vuçiq: S’do ketë takim me Kurtin në Bruksel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar se mund të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para pushimeve të verë. I pyetur reth raportimeve në Kosovë se një takim i tillë mund të zhvillohet gjatë këtij muaji, Vuçiq ka mohuar se kjo mund të ndodhë. Ishte vetë i  ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai që […]

today06/07/2022

Aktualitet

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka regjistruar 341 raste të reja me koronavirus më 6 korrik, që paraqet rritje të rasteve krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet shëndetësore raportuar për 213 infektime të reja. Rastet e reja dalin pas testimit të 1,165 mostrave, që i bie se 29.27 për qind të personave kanë dalë pozitiv. Në 24 orët paraprake, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe 64 persona, ndërkaq raste të vdekjeve […]

today06/07/2022

Aktualitet

30 shtetet e NATO-s nënshkruajnë Protokollin historik të Anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë

30 vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë, duke dërguar ofertat e anëtarësimit të dy vendeve nordike në parlamentet aleate për miratim. Protokolli nënkupton se Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen në takimet e NATO-s dhe të kenë akses më të madh në inteligjencën, por nuk do të mbrohen nga një klauzolë mbrojtëse e aleancës, që një sulm ndaj një aleati është një sulm […]

today06/07/2022

0%