Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në
Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron zbatimin e kontrollit civil dhe demokratik nga ministri i Mbrojtjes në FSK. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se miratimi i këtij projektligji e dërgon Kosovën më afër standardeve të NATO-s. […]