Kryesia vendos për tri seanca plenare, nesër e para
Kryesia e Kuvendit ka vendosur për tri seanca. Pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër më fillim të orës 13:00. Ndërkohë, dy seancat e reja do të mbahen të enjteve. Njëra mbahet këtë të enjte pra më 16 qershor në orën 10:00, dhe tjetra të enjten tjetër më 23 qershor.