Borrell: Në fund të qershorit mund të ketë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Shefi i diplomacisë evropiane, Josip Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm me arritjen e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. Ai, në një konferencë për media para fillimit të samitit të sotëm në Bruksel, ka deklaruar se deri në fund të muajit qershor ka gjasa që të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Kam dëgjuar […]