Vazhdohet qëndrimi i trupave gjermane në Kosovë, bëhet misioni më i gjatë në histori të Bundeswehr-it
Qeveria gjermane ka zgjatur në mënyrë rutinore pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në trupat e KFOR-it në Kosovë edhe për një vit. Ky është misioni më i gjatë i Bundeswehr-it (forcat e armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë) në histori. Për këtë vendim njoftoi të mërkurën kabineti i kancelarit Olaf Scholz. Gjermanët ende do të mund të stacionojnë maksimumi 400 ushtarë në Kosovë. Sipas mediave gjermane, për shkak të “situatës relativisht […]