Kuvendi të enjten mban seancë për shënimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të enjten më 24 mars të mbahen dy seanca. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, Seanca e parë do të jetë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërkohë seanca e dytë është e rregullt dhe nis në orën 15:00. […]