play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

20 qytete “fantazmë” por magjepsës në të njëjtën kohë

today10/02/2022

Background
share close

Dikur vende të populluara dhe me ekonomi të zhvilluar, këto qyteza dhe fshatra tani janë kretësisht të braktisura, me ndërtesa të zbrazëta dhe rrugë të boshatisura. Të shkatërruara gjatë luftërave apo të boshatisura për shkaqe të tjera, këto janë disa nga qytetet e braktisura më magjepsëse në botë.

20- Oradour-Sur-Glane, Francë

Rrënojat e këtij ish-fshati shërbejnë si një kujtesë e fortë e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore. Oradour-Sur-Glane ka mbetur relativisht e paprekur që nga 10 qershori 1944, kur shumica e popullsisë së saj u masakrua nga një degë ushtarake e Partisë Naziste. Gjatë mizorive, burrat u qëlluan dhe u vranë në hambarë, ndërsa gratë dhe fëmijët u vranë gjithashtu kur kisha në të cilën ishin mbyllur u hodh në erë. Të mbijetuarit u qëlluan me armë zjarri ndërsa iknin. Udhëheqësi i kohës së luftës Charles De Gaulle më vonë vendosi që Oradour-Sur-Glane duhet të lihej si një testament i mizorisë naziste.

19- Wharram Percy, Mbretëri e Bashkuar

Fshati mesjetar më i njohur i braktisur i Anglisë, Wharram Percy, dikur ishte shtëpia e dy shtëpive të mrekullueshme të një feudali, të shumë fshatarëve dhe një kishe. Kjo e fundit është e vetmja ndërtesë që qëndron ende në këmbë, por themelet e shtëpive, të ndërtuara nga familja fisnike Percy, mund të shihen ende. Popullsia e fshatit u pakësua aq shumë sa fshati u braktis plotësisht jo shumë kohë pas vitit 1500. Sot, ky vend, është kthyer në një vend që tërheq arkeologë dhe turistët në të gjithë botën.

18-Belchite, Spanjë

Në vijën e frontit midis forcave republikane dhe fashiste gjatë Luftës Civile Spanjolle, Belchite ishte qendra e një rrethimi javor midis gushtit dhe shtatorit 1937, përpara se të binte përfundimisht në duart e forcave të gjeneralit Francisco Franco në vitin 1939. I paprekur njësoj si atëherë, fshati i vogël i vendosur në jug të Zaragozës në Spanjën verilindore qëndron si një përkujtim për ata që ranë.

17-Krako, Itali

E vendosur në jug të Italisë, me një arkitekturë mahnitësë, Krako-s është një nga qytetet e braktisura më tërheqëse në botë. Banorët filluan të largoheshin në vitet 1960, dhe Krako mbeti plotësisht i shkretë pas tërmetit të Irpinisë në vitin 1980. Që atëherë, qyteti fantazmë jo vetëm që ka tërhequr mijëra turistë, por është bërë gjithashtu një vend i njohur xhirimesh, edhe për filmin e James Bond në vitin 2008.

16-Grand-Bassam, Bregu i Fildishtë

Ndërsa Grand-Bassam ka ende disa banorë, shumë nga ndërtesat e tij të mrekullueshme kanë qenë të boshatisura prej vitesh. Dikur kryeqyteti kolonial francez i Bregut të Fildishtë, qyteti turistik është tani një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me struktura të njohura si Posta e vjetër, Banka Qendrore Afrikane dhe Hotel de France.

15-Kolmanskop, Namibia

Me shumicën e ndërtesave të tij gjysmë të zhytura në rërë, Kolmanskop qëndron si një kujtesë e një qyteti të zhurmshëm në zemër të shkretëtirës Namib. E themeluar pasi një vendas i quajtur Zacharias Lewala në vitin 1908, ai u popullua nga një fluks i madh minatorësh gjermanë dhe u bë një qendër e zhurmshme përpara se të braktisej përfundimisht në 1956. E ndërtuar për të imituar një qytet gjerman, Kolmanskop kishte një sallë vallëzimi, një kazino dhe madje edhe një sistem tramvaji. Turistët vijnë këtu për të dëshmuar sesi shkretëtira ka “përpirë” ndërtesat, me të gjithë qytetin duke u zhdukur ngadalë përgjithmonë nën rërë.

14- Bodie, Kaliforni

Ndoshta më i famshmi nga qytetet e Perëndimit të Egër të fundit të shekullit të 19-të, popullsia e Bodie u rrit nga një numër i vogël kërkuesish në 10 000 njerëz në fund të viteve 1870. E njohur si “një minierë ari”, njerëzit u dyndën në qytetin kalifornian, i pozicionuar pranë kufirit të Nevadës, për t’u pasuruar, duke ngritur aty një bankë dhe madje edhe një lagje kineze. Por në fillim të shekullit të 20-të, qytete të tjera lulëzuan dhe popullsia e tij ra ndjeshëm. Ndërtesat e ruajtura të qytetit të braktisur e bëjnë atë një ndalesë të paharrueshme në turnetë e Perëndimit të Egër sot.

13- Hashima Island, Japoni

Qyteti ishte një strukturë nënujore për minierat e qymyrit midis viteve 1887 dhe 1974, por ai u la mënjanë pasi kërkesa për qymyr ra dhe që atëherë është krejtësisht i braktisur. Ndërsa është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik, Hashima ka një të kaluar të errët, pasi është përdorur si një kamp pune i detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 1000 civilë dhe robër lufte koreano-kineze thuhet se kanë humbur jetën aty.

12- Pyramiden, Norvegji

Pyramiden dikur ishte një vendbanim i suksesshëm i minierave të qymyrit. Qyteti që i ishte shitur sovjetikëve nga Suedia në vitin 1927, është i mbushur me arkitekturë klasike nga periudha komuniste. Qymyri nuk është nxjerrë këtu që nga viti 1998, por turistët tani mund të qëndrojnë në një hotel të dedikuar dhe të rezervojnë turne zyrtare në ndërtesat e tij të lënë pas dore.

11-Pripyat, Ukrainë

Pripyatit iu dha statusi i qytetit në vitin 1979, rreth nëntë vjet pasi u themelua për të strehuar punëtorë në centralin bërthamor të Çernobilit aty pranë. Qyteti ukrainas ishte shtëpia e rreth 50 000 njerëzve kur u evakuua më 27 prill 1986, pas katastrofës tashmë famëkeqe në Çernobil. Ndërsa turistët e vizitojnë vazhdimisht pavarësisht rrezikut nga pasojat bërthamore, ky mbetet një vend “i ngrirë në kohë”.

10- Tyneham, Mbretëria e Bashkuar

Kur fshatarët në Tyneham, në Mbretërinë e Bashkuar u urdhëruan të largoheshin nga Zyra e Luftës së Britanisë në nëntor 1943, ata supozuan se do të ktheheshin sapo të përfundonte Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, duke përdorur fshatin për të trajnuar trupat në prag të D-Day – termi ushtarak për ditën e parë të zbarkimit të Normandisë – qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nxori një urdhër blerjeje të detyrueshme në 1948. Tyneham tani shërben si pjesë e poligoneve të qitjes ushtarake që përbëjnë këtë pjesë të Anglisë, megjithëse është e hapur për publikun në fundjavë dhe në festa të caktuara publike.

9- Ruby, Arizona

E braktisur që nga viti 1941, një vit pasi miniera e saj dikur produktive u mbyll, Ruby mbetet një nga qytetet fantazmë të ruajtura më mirë në SHBA. I pozicionuar afër kufirit me Meksikën, qyteti lulëzoi në vitet 1930, me një popullsi prej 1200 banorësh, që punonin në miniera ari, argjendi, plumbi dhe zinku. Ruby tani është një pronë private dhe vizitorët mund të paguajnë rreth 15 dollarë për të shpenzuar një ditë duke eksploruar ndërtesat e tij të braktisura dhe kilometra të tëra shtigje të shkretëtirës.

8- Arltunga, Australi

I cilësuar si qyteti i parë zyrtar në Australinë Qendrore, Arltunga ka një histori të gjatë indigjene që daton 20 000 vjet më parë. Megjithatë, qyteti fantazmë që ka mbetur, u ndërtua në vitin 1887 nga kolonët evropianë në kërkim të arit. Sot, është e mundur të vizitosh Arltunga, për të parë minierat e saj të ruajtura mirë dhe ndërtesat e tjera të braktisura.

7- Varosha, Qipro

Një destinacion dikur popullor turistik në qytetin qipriot të Famagustës, Varosha u braktis në 1974 pas pushtimit të Qipros nga Turqia. Blloqet e tij të apartamenteve u shemben, ndërsa rrugët u shkretuan krejtësisht. Megjithatë, ka pasur përpjekje për të rihapur zonën, me shtetasit turq dhe banorët e Qipros turke që u lejuan ta vizitojnë kur plazhi u rihap në vitin 2021.

6-Vorkuta, Rusi

Qytete dhe fshatra fantazmë rrethojnë Vorkutën në veriun e Arktikut të Rusisë, një trashëgimi e kohës kur ky qytet ishte një minierë qymyri në lulëzim. Në këtë qytet, dikur nxirrej qymyr nga të burgosurit në Gulagun mizor dhe famëkeq, midis viteve 1930 dhe 1960. Në vitet që pasuan, minatorët u joshën për të punuar nga pagat e larta, por kur ato ndaluan së funksionuari pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendasit u larguan, duke lënë një sërë fshatrash që janë mbuluar me akull dhe të ngrirë në kohë.

5-Kayakoy, Turqi

I ruajtur si një muze dhe i përcaktuar nga UNESCO si një “fshat i miqësisë dhe i paqes botërore”, Kayakoy është kthyer në një shtyllë turistike për vizitorët në këtë cep jugperëndimor të Turqisë. Megjithatë, braktisja e tij flet për konfliktin e hidhur në vazhdën e Luftës së Parë Botërore, kur Greqia dhe Turqia luftuan për kontrollin e rajonit më të gjerë dhe një shkëmbim popullsie, bëri që banorët të mos mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

4-Houtouwan, Kinë

I gjendur në ishullin Shengshan, afër Shangait, ky fshat ishte dikur i populluar nga më shumë se 2000 banorë, por u la pas në fillim të viteve 1990, pasi ato kishin vështirësi për të siguruar ushqim për shkak të largësisë së zonës dhe kishin probleme me arsimin. Tani shtëpitë që ngrihen në kodrat e saj janë të kamufluara nën gjelbërimin zvarritës, me turistë që dynden për ta parë atë nga afër.

3-Bankhead, Kanada

Bankhead ndodhet në parkun madhështor Kombëtar Banff, në Malet Shkëmbore të Kanadasë. Dikur një qytet i minierave të qymyrit, me rreth 1000 banorë, ofronte pamje spektakolare të maleve përreth, por shumë nga ndërtesat e tij u shembën, pasi miniera u mbyll për shkak të grevave të punëtorëve në 1922.

2- Hampi, Indi

Duke u endur nëpër rrënojat e pabesueshme të Hampit, është e lehtë të imagjinohet se si ky vend lulëzoi gjatë shekujve 14 dhe 15, duke u bërë një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë. Kryeqyteti i Perandorisë Vijayanagara, u shkatërrua nga ushtritë sulltanate në shekullin e 16-të. Kalatë e mbetura, tempujt dhe tregjet e ruajtura bukur të Hampit e ndihmuan atë të fitonte statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1986.

1-Epecuen, Argjentinë

E themeluar në brigjet e Lagunës Epecuén në vitet 1920, Epecuen ishte një qytet turistik i krijuar për t’iu ofruar banorëve të lodhur të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires, një pushim shumë të nevojshëm. Të tërhequr nga ujërat e kripura, vizitorët u dyndën këtu për vite me radhë, derisa një fatkeqësi goditi vendin në vitin 1985 dhe qyteti u përmbyt.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%