Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sot Kosova shënon 15 vite nga Dita e Pavarësisë. Mesazhe urimi kanë ardhur edhe nga politikanët e Shqipërisë.
I pari që uroi festën Kosovës ishte kryeministri Rama në një status në Facebook ku shkruante:
Gëzuar Pavarësinë”
“Në këtë ditë të shënuar, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një kombi. Kërkojmë sot liderin e forcës së durimin, shqiptarin që çoi përpara kauzën e Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen, kujtojmë presidentin Rugova, president i paqes në rajon.
Ju uroj sukses e hapa sa më të shpejtë për anëtarësim në NATO dhe organizata të tjera. Kosova është shtet i lirë e i pavarur, sido që të veprojë Serbia. Qeveria serbe nuk është distancuar nga agresori dhe as ka ndaluar aktivitetin e saj kundër njohjes së republikës së Kosovës. Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon. Ne ballkanasit nuk jemi larg njëri-tjetrit po jemi shembull që distancat s’janë as kriter as pengesë për t’ju gjendur pranë njerëzve e popujve. Gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës, shtet përjetë”, tha Begaj.
Edhe krerët e opozitës shqiptare kanë uruar 15 vjetorin e pavarësisë.
Në një postim të gjatë në Facebook, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se shqiptarët kudo në botë festojnë Pavarësinë e Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i PD-së i ka ftuar të gjithë që të përulen me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të pakufijshme para sakrificës së qindra e mijëra martirëve të saj, luftëtarëve të lirisë, që luftuan e flijuan jetën dhe rininë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Berisha është shprehur se Pavarësia e Kosovës është vepër e pavdekshme e Presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari si dhe e të gjithë shqiptarëve nën moton “Një komb, një qëndrim”.
Kreu i PL Në një status në “Facebook” shkruan se në pak vite Kosova u kthyer në një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin! Urimet më të përzemërta!”, shkruan Meta.
Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Kosovën për Pavarësinë e Kosovës
“Sot 15 vjet më parë burrat dhe gratë e Kosovës kurorëzuan një përpjekje shekullore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti 2008 është një moment historik për çdo shqiptar, ndërsa për mua, një nga ditët më të bukura të jetës time, kur si nip Kosove pashë të bëhet realitet ëndrra e gjyshërve të mi.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë, ata që e mbajtën gjallë ëndrrën dhe e përçuan ndër breza, ata që ranë në altarin e lirisë për ta mbrotjur atë, ata që sot fatkeqësisht po sakrifikojnë e po përballen me akuzat, dhe ata që çdo ditë po punojnë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Rruga drejt së ardhmes është e mbushur me sfida dhe këtë po e shohim përditë. Jam i bindur se me maturi dhe vendosmëri, lidershipi politik dhe populli i Kosovës do t’ja dalin ti tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së konsolidimit të shtetit dhe integrimit të Kosovës në stukturat euroatlantike.
Në këtë rrugëtim Kosova nuk është vetëm. Në krah të saj janë sot shqiptarët anembanë botës, janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe europianë që mundësuan ta gëzojme këtë ditë të madhe. Sot e përgjithmonë do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, të vendosur dhe krah për krah partnerëve tanë euroatlantikë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!”– shkruan Basha.
Në urimin e saj, Nikolla vlerësoi luftën e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit kosovar si dhe kontributin SHBA e BE për pavarësinë e Kosovës.
“Si sot, 15 vjet më parë, në atë dimër shprese të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Pergamena 200-vjeçare në të cilën janë “qëndisur” teksti dhe nënshkrimet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është simboli i përpjekjeve titanike të vëllezërve kosovarë për çlirim, liri, pavarësi e drejtësi. Pavarësia e Kosovës është vijimi logjik i Kosovës së lirë. Kosovës e lire është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK dhe popullit kosovar. Rezultat i rezistencës dhe përpjekjeve paqësore të popullit dhe udhëheqësve kosovarë për të sensibilizuar SHBA, BE dhe vendet e tjera të botës së qytetëruar. Të gjithë këta faktorë bënë të mundur çlirimi dhe liria e Kosovës të bëhej provë e ndërgjegjes së botës së lirë ndaj një populli të shtypur”, shkruan Nikolla.
Po ashtu, Nikolla garantoi se Kuvendi i është në mbështetje të së vërtetës dhe të së drejtës për luftën çlirimtare të UÇK-së.
Kuvendi i Shqipërisë është në mbështetje të së vërtetës dhe të së drejtës për luftën çlirimtare të UÇK, integrimeve euroatlantike, rritjes së njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dialogut të këshilluar nga ShBA e BE dhe ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe rritjes së kontributit të Kosovës për paqen dhe sigurinë në rajon, kontinent e më gjerë. Në këtë ditë historike i shpreh urimet e mia dhe të Kuvendit të Shqipërisë Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarit Glauk Konjufca si edhe popullit të Kosovës”, shkruan Nikolla.
/Gazeta Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)