Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/11/2022
Ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar e zhvilluar në Vlorë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë ka bërë bashkë krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në qytetin ku më 28 nëntor 1912, Isamil Qemali ngriti flamurin shqiptar duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, u organizua edhe këtë vit ceremonia festive.
Pas ceremonisë, ata vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.
Më 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtuara që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.
/Gazeta Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)