Medalja e dytë për Kosovën në ‘Oran 2022’, Flaka Loxha fiton të bronztën
Kanë vazhduar sukseset e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’ që po zhvillohen në Algjeri. Pas Distria Krasniqit, me medalje është stolisur edhe xhudistja tjetër, Flaka Loxha. Ajo ia ka sjellë vendit tonë medaljen e bronztë pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kujtojmë që Flaka u ndal në çerekfinale nga xhudistja italiane, Giulia Caggiano. Ndryshe, me triumfin në finale ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija […]