Shqipëria sot merr për herë të dytë presidencën e Këshillit të Sigurimit
Shqipëria do të marrë të premten, për herë të dytë, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha të enjten se dy aktivitete madhore do të shënojnë presidencën shqiptare. “Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë […]