play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

6382 Results / Page 653 of 710

Aktualitet

FSK gjen mbi 1 mijë e 600 mina në Parkun e Lirisë në Ferizaj

FSK ka gjetur rreth 1 mijë e 600 copë municione në Parkun e Lirisë në Ferizaj. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook në ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai ka thënë se në Parkun e Lirisë në Ferizaj është hasur një sasi e madhe e municionit ku përfshihen predha të mortajës e artilerisë, të mbetura aty që nga Lufta e Dytë Botërore.

today04/05/2022

Aktualitet

Mehaj: Po shqyrtojmë mundësitë që siguria të futet si lëndë mësimore në shkolla

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë krijuar një grup punues me Ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit, përmes së cilit synojnë që çështja e sigurisë të futet si lëndë mësimore në shkolla. Këtë njoftim Mehaj e bëri të mërkurën, gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. “Në këtë drejtim kemi formuar një grup punues me shiku se a ka ndonjë mundësi për ta […]

today04/05/2022

Aktualitet

Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë një pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. E në përgjigje, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështet anëtarësimin e Kosovës. “Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për […]

today04/05/2022

Aktualitet

Scholz pret Kurtin dhe Vuçiqin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë sot në takime të ndara në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më pas, dy liderët pritet të takohen bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi i Scholzit me Kurtin do të pasohet me një konferencë të përbashkët për media, në orën 16:00. Pastaj, kancelari gjerman do të takohet me presidentin […]

today04/05/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani në Amerikën Latine, vizitë zyrtare në dy shtete

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rika, njofton zyra e Presidencës, transmeton Gazeta Express. Në Panama, presidentja Osmani do të pritet nga homologu Cohen dhe do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës. “Gjatë vizitës në Panama, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga homologu […]

today04/05/2022

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën përforcuese antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19. MSH thekson se doza përforcuese e vaksinës mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës. “Vaksinat kanë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 anekënd botës dhe në Kosovë, gjithashtu. Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë […]

today04/05/2022

Aktualitet

Von der Leyen propozon embargo mbi naftën ruse

Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa më 4 maj njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. “Ne do të heqim dorë nga furnizimet nga nafta e papërpunuara brenda gjashtë muajsh dhe produkteve të rafinuara deri në fund […]

today04/05/2022

Teknologji

Musk thotë se Twitter mund të vendosë një ‘tarifë të lehtë’ për bizneset dhe qeveritë

Përdoruesit – bizneset dhe qeveritë – të Twitter mund të kenë nevojë të paguajnë një tarifë “të lehtë” për të qëndruar në platformën e mediave sociale, ka thënë shefi i Tesla-s, Elon Musk. Një deklaratë e tillë vjen pasi bordi i Twitter ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh nga Musk, përcjell Telegrafi. Megjithatë, Musk tha se faqja do të jetë gjithmonë falas për “përdoruesit normalë”.   Ai […]

today04/05/2022

Aktualitet

Kosova këtë vit u rangua më lart në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror

Kosova është ranguar më lart këtë vit, në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror. Sipas këtij indeksi, Kosova është 17 vende më lart se vitin e kaluar. Vitin e kaluar, vendi ynë ishte në pozitën e 78-të, derisa këtë vit është renditur në të 61-tën, përcjell Klankosova.tv. Por, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij, Kosova është akoma në mesin e vendeve me “situatë problematike” në këtë fushë. Ndërkaq, sa i […]

today03/05/2022