Gjenerali amerikan në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Mehajn e Sveçlën
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur për vizitë në Kosovë. Clark është parë teksa futet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, dhe pritet të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, ministrin Armend Mehaj dhe Xhelal Sveçlën. Lidhur me vizitën e Clark nuk ka pasur ndonjë njofitm paraprak. Clarck ka drejtuar fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.