play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5782 Results / Page 605 of 643

Aktualitet

Freedom House: Kosova vend pjesërisht i lirë, me institucione të dobëta dhe korrupsion të përhapur

Raporti i Freedom House për vitin 2022 e kualifikon Kosovën si vend pjesërisht të lirë të ranguar në vendin e 56-të nga 100 vende për Lirinë në Botë. Megjithatë aty, ka kritika për Kosovën në shumë fusha në pasqyrën e përgjithshme. Korrupsioni, liria e gazetarëve dhe sundimi i ligjit radhiten si ndër problemet kyçe të Kosovës. Në raport përmenden zgjedhjet të cilat e administruara relativisht mirë e po ashtu edhe […]

today20/04/2022

Aktualitet

Policia e Kosovës, në ushtrim të përbashkët me EULEX-in, vëzhgohet nga KFOR-i

Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë bërë një ushtrim fushor të quajtur “Veprimi i shpejtë”. Ky ushtrim fushor është mbajtur në kampin “Vrella”, i cili u përcoll nga afër nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, z. Samedin Mehmeti, kryesuesi i misionit të EULEX-it, Lars–Gunnar Wigemark, si dhe përfaqësues nga KFOR-i, të cilët ishin në cilësi […]

today19/04/2022

Aktualitet

Freedom House publikon raportin për nivelin e demokracisë në Kosovë

Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25. Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, […]

today20/04/2022

Aktualitet

Nagavci pajtohet me nxënësit që marshuan sot: Ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas marshit “S’po shkohet në shkollë”, në Prishtinë, ku nxënësit kërkuan të kenë kushte më të mira të mësimit, duke thënë se i gëzohet aktivizmit dhe mendimit se “cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët”. Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se shqetësimi i shprehur nga nxënësit për gjendjen në arsim është plotësisht legjitim dhe se “ata […]

today19/04/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani javën e ardhshme udhëton për në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në varrimin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Gjatë qëndrimi atje pritet që Osmani të ketë edhe disa takime të tjera. Lajmin për Radio Club FM e ka konfirmuar këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina. “Presidentja Osmani do […]

today19/04/2022

Aktualitet

“Boll kemi heshtë”, nxënësit me protestë kërkojnë cilësi në arsim

Disa nxënës sot kanë marshuar në Prishtinë me kërkesë për rritje të cilësisë në arsim dhe për kthim të vëmendjes së institucioneve në këtë sektor. Në marshin e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), që u udhëhoq nga motoja kryesore “S’po shkohet në shkollë”, u mbajtën edhe pankarta me ankesa për mungesë të mirëqenies nëpër shkolla, për librat e vjetruar dhe për mosbarazinë. “Nuk kemi dritë, ajër të […]

today19/04/2022

Aktualitet

Konjufca në gjykatë, deklarohet i pafajshëm për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar në Kuvend

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën se në gusht të 2016-ës, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. “Për këtë që më akuzoni ndjehem plotësisht i pafajshëm”, tha Konjufca. Një deklarim të tillë, Konjufca e ka dhënë të martën në seancën fillestare pas leximit të aktakuzës nga […]

today19/04/2022

Aktualitet

Britania demanton serbët për furnizimin e Kosovës me armë: Është trillim i mediave

Ambasada britanike në Beograd ka demantuar pretendimet e disa mediave në Serbi për kinse eksportin e armëve nga ky vend në Kosovë, duke i quajtur lajmet e tilla trillime të plota. “Në disa media të Beogradit u shfaqën pretendime tërësisht të sajuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto pretendime”, thuhet në deklaratë, transmeton N1, përcjell Telegrafi. Gjithashtu ambasada […]

today19/04/2022

Aktualitet

LDK paralajmëron bojkot të Kuvendit nëse nuk lejohet të formohet Komisioni Hetimor nga opozita

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit ka thënë se nëse opozitës nuk lejohet formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për çështjet energjetike atëherë LDK nuk do të marrë pjesë më në votimet në Kuvend   “Mohimi i kësaj të drejte për ne është përtej çdo limtii, si deputet mund të konkludoj se nëse nuk formohet Komisioni Hetimor parlamentar nuk ka më kuptim që LDK të marrë […]

today19/04/2022

0%