Xhubleta, veshja më e vjetër që e ka të qëndisur historinë e popullit shqiptar
“Historitë e popujve të tjerë gjenden përgjithësisht të gdhendur në gur, ndërsa historia jonë është e qëndisur në xhubletë”, shprehet studiuesja e etnografisë Linda Spahiu, duke theksuar se xhubleta shqiptare vjen nga 4000 vjet histori. Historia e popullit shqiptar është tejet e lashtë, në të gjejmë doke e zakone që nuk i përkasin asnjë vendi tjetër në botë. Populli ynë njihet për tradita disa prej të cilat akoma i mbijetojnë […]