Greqia e bën zyrtare, taksë 20 euro për turistët që vizitojnë Mykonosin dhe Santorinin
Lëvizja e Greqisë kundër turizmit masiv dhe fluksit në rritje të anijeve turistike që ndalen në brigjet e saj do të finalizohet me vendosjen e një takse 20 euro, e cila do të vlejë fillimisht vetëm për dy ishujt, Mykonos dhe Santorini. Plani për vendosjen e taksës është njoftuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në edicionin e 88-të të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, por mbetet ende e paqartë se kur […]