Të dielën mbahet Ankandi Bamirës i Artit, me qëllim të kontribuimit në kauzën e kancerit të gjirit
Përgjatë Edicionit të 3-të të Festivalit ‘Shliroj Cicat’ do të mbahet Ankandi Bamirës i Artit. Në këtë ankand do të paraqiten mbi 10 piktura të pikturuara nga artiste gra me qëllim të kontribuimit në kauzën e kancerit të gjirit. Artistet pjesëmarrëse janë: Zake Prelvukaj, Shqipe Kamberi, Brikena Gashi, Artina Gollopeni, Edona Blakaj, Jalldeze Mustafa, Elona Ndrecaj, Leonita Fazliu, Vlora Kosumi, Dita Ethemi, Mjellma Goranci Firzi, Orange Girl, Fitore Alisdottir Berisha, […]