play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: December 2022

402 Results / Page 23 of 45

Background

Aktualitet

Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviqit: Hakmarrje e regjimit autokratik serb

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ndalimin e Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, nga policia serbe në kufi derisa ishte duke u kthyer në Kosovë. Kurti në një postim në Twitter thotë se një ndalim i tillë nga regjimi i Beogradit është për hakmarrje ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës. Për më tepër, Kurti përmendi edhe problemet shëndetësore të Trajkoviqit. “Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik […]

today16/12/2022

Aktualitet

Kurti: Njohja nga 5 shtetet e BE-së do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hyrje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës tha se me aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian i është dhënë cak orientimit evropian dhe përgjigje perspektivës evropiane. Ai theksoi se njohja nga 5 shtetet mosnjohëse të BE-së që ende nuk na kanë njohur do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit. Shefi i qeverisë së Kosovës teksa e konsideruar këtë javë të jashtëzakonshme, u shpreh se […]

today16/12/2022

Shëndetsi

Shkencëtarët konstatojnë që kjo bimë ndërpret gërhitjen!

Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa kur partneri ynë në gjumin më të thellë dhe më të ëmbël na zgjon me gërhitje Shumica e çifteve kanë problem me gërhitjen, mirëpo edhe me pakënaqësinë e partnerit i cili për këtë shkak nuk mund të fle gjumë. Fatmirësisht shkencëtarët konstatojnë që me vendosjen e thjeshtë të bimës së caktuar në dhomën e gjumit mund të pengohet gërhitja, transmeton Telegrafi. Gjykuar sipas […]

today15/12/2022

Aktualitet

Paratë falso gjejnë “strehë” në Kosovë, vetëm këtë vit në polici u hapën 707 raste

Paratë falso po qarkullojnë me të madhe në Kosovë. Madje, për shkak të futjes në treg të një sasie të madhe të monedhës metalike falso 2 euro, “Prishtina Parking” u detyrua që më mos ta pranojë nga qytetarët këtë monedhë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga muaji janar-nëntor 2022 janë hapur 707 raste “falsifikim i parasë”. Policia nuk ka treguar se cila është bankënota më e falsifikuar në vend, […]

today15/12/2022

Sport

Nga Messi te Tchouameni dhe Konate, formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve në Kupën e Botës

Redaksia e sportit në portalin Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë pas dy gjysmëfinaleve të zhvilluara gjatë të martës dhe mërkurës në Kupën e Botës “Katar 2022”. E marta dhe e mërkura mbrëma ishin të rezervuara për ndeshjet gjysmëfinale në Katar, ku të dy ndeshjet ishin shumë interesante. Të martën mbrëma u zhvillua ndeshja mes Argjentinës dhe Kroacisë, ku fitore shënuan Albiceleste me rezultat të pastër 3-0. Golat në […]

today15/12/2022

Aktualitet

Ministri çek pas aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE: Vlerësojmë arritjet e Qeverisë së Kosovës

Ministri çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek gjatë dorëzimit të aplikimit të Kosovës në BE nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika Çeke vlerëson arritjet e Qeverisë Kosovës deri tani. Bek theksoi se gjashtë muajt e fundit u kanë dhënë vëmendje çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, e që liberalizimi i vizave për Kosovën, është në listën e finales së madhe të Presidencës Çeke në Këshill […]

today15/12/2022

Aktualitet

Specialja e shpall fajtor Salih Mustafën dhe e dënon me 26 vjet burgim

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën, raporton Express. Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë. Në përmbledhje të aktgjykimit, Kryegjakatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente […]

today16/12/2022

Aktualitet

Vendosen barrikada të tjera në veri

Barrikada të reja janë vendosur në rrugën për te pika kufitare në Bërnjak në pjesën veriore të vendit. Tëvë1 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe nga pamjet shihet se janë tre kamionë në afërsi të fshatit Çabër. Ndërkaq, në fshatin Rudar të Zveçanit që nga e shtuna janë vendosur barrikada duke bllokuar kështu lëvizjen në atë pjesë.  

today15/12/2022

Ekonomi

Kuvendi nuk e dyfishon buxhetin për rrugën Prishtinë-Podujevë

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar amendamentin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni për dyfishimin e buxhetit për rrugën Prishtinë-Podujevë. Deputeti i mazhorancës, në seancën e sotme ku po shqyrtohet në lexim të dytë buxheti për vitin 2023, tha se në kodet buxhetore për rrugën Prishtinë-Podujevë duhet të shtohen edhe gjashtë milionë euro. Dyfishimi i buxhetit për këtë rrugë, Hyseni tha se është domosdoshmëri për qytetarët në atë pjesë. […]

today15/12/2022