play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: July 2022

570 Results / Page 27 of 64

Background

Show Biz

Rita Ora shkëlqen me fustanin provokues gjatë një koncerti në Portugali

Rita Ora shfaqi figurën e saj të pabesueshme të trupit, e veshur me një mini fustan të zi të shkurtër, me një të çarë te këmba e majtë, teksa u ngjit në skenën e një koncerti në Portugali të premten. Këngëtarja 31 vjeçe, i kënaqi mysafirët me një performancë befasi në prezantimin e hotelit të ri luksoz “W Algarve”, shkruan DailyMail. Ajo dukej e bujshme në veshjen plot shkëlqim, teksa […]

today19/07/2022

Aktualitet

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të martën hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në selinë e BE-së në Bruksel, më 19 korrik u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, në të cilën Maqedonia e Veriut zyrtarisht i hapi negociatat. Pas kësaj, u mbajt edhe konferenca me Shqipërinë, e cila ka qenë në bllokun e njëjtë me Shkupin, sa i përket rrugëtimit drejt BE-së. Në fund të konferencës së parë […]

today19/07/2022

Aktualitet

Gjermania sot regjistroi temperaturën më të lartë të vitit

Gjermania ka regjistruar sot ditën më të nxehtë për vitin 2022, ka bërë të ditur Shërbimi Gjerman i Motit. Sipas këtij shërbimi, temperatura sot në Gjermani arriti në 39.9 gradë Celsius në orën 16:00. “Vlerat e mëparshme rekord (për vitin 2022) u matën në 39.2 °C më 19 qershor në Cottbus dhe Dresden, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Tutje, CNN thotë se Shërbimi Gjerman i Motit kanë paralajmëruar temperatura deri në […]

today19/07/2022

Aktualitet

“Ekektrosever’i” vazhdon t’i injorojë obligimet e marrëveshjes, ZRRE’ja i drejtohet me një kërkesë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar se kompania “Elektrosever” nuk është duke i respektuar obligimet e marrëveshjes dhe licencës që i ka lëshuar ky institucion para disa javësh. Nga ZRRE thonë se i kanë bërë edhe një kërkesë “Elektroseverit” për këtë punë, raporton Express. Kompania “Drustvo Elektrosever” nuk është duke e respektuar marrëveshjen dhe afatet kohore për përmbushjen e obligimeve që parashihen në licencën që i është lëshuar para […]

today19/07/2022

Aktualitet

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është  1.74 euro Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë        1.63 euro Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas                 0.78 euro Këto çmime vlejnë për datën 19 korrik ora 10:00, dhe janë valide 24 orë, bën të ditur ministria.

today19/07/2022

Aktualitet

ZRrE’ja nuk e përjashton mundësinë e shtrenjtimit të rrymës sërish

arifat për energjinë elektrike mund të rriten sërish gjatë këtij viti, varësisht prej krizës energjetike dhe importit në muajt e dimrit. Pas takimit që grupi parlamentar i AAK-së, pati të martën me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, u tha se aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëpo kurdo që ka rritje të importit të energjisë elektrike, kostot duhet të reflektohen. Një gjë e tillë u kundërshtua […]

today19/07/2022

Politikë

BE vendos bankën më të madhe ruse Sberbank në listën e sanksioneve

Bashkimi Europian ka vendosur bankën më të madhe ruse Sberbank dhe kreun e firmës gjigante të zinkut dhe bakrit UMMC në listën e zezë të individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetjen e pushtimit të Moskës në Ukrainë, sipas një draft dokumenti nga Reuters, shkruan The Guardian. Lista e re me 48 zyrtarë dhe nëntë entitete që do të futen në listën e zezë të sanksioneve, e përgatitur nga shërbimi i […]

today19/07/2022

Aktualitet

​Kuvendi edhe sot pret bashkatdhetarët

Kuvendi i Kosovës për të dytën ditë me radhë do të mbajë edhe sot dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të takohen me deputetë. Kjo në kuadër të ditës së dytë të organizimit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. “Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga […]

today19/07/2022

Aktualitet

Rreziqet shëndetësore nga i nxehti ekstrem

Evropa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teksa disa qeveri kanë aktivizuar gjendje të emergjencës shëndetësore. Më poshtë mund të mësoni se cilat janë rreziqet shëndetësore nga i nxehti dhe si të mbroheni, shkruan Reuters, transmeton Evropa e Lirë Cilat janë rreziqet? I nxehti ndikon në shëndet në shumë mënyra. Lodhja nga i nxehti, që përfshin marramendje, kokëdhimbje, dridhje të trupit dhe etje, mund të prekë këdo dhe […]

today19/07/2022

0%