Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë
Të shtunën në orën 12:05 do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik në kryeqytet. Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook. “Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin për media.