Selimi: Nuk kam të bëj asgjë me krimet dhe akuzat e prezantuara në aktakuzë
Rexhep Selimi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, është deklaruar i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në konferencën e së martës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se e ka lexuar aktakuzën e plotë, por ka shtuar se nuk ka të bëjë fare me krimet dhe akuzat me të cilat ngarkohet. […]