Facebook nuk arriti të etiketojë 80% të postimeve që promovojnë teorinë e konspiracionit rreth armëve biologjike në Ukrainë
Ndërsa kompanitë e mediave sociale premtojnë të godasin dezinformimin rus për agresionin në Ukrainë, studimet tregojnë se ato vazhdojnë të dështojnë, duke lejuar që narrativat e tilla të arrijnë miliona njerëz. Dhe në këtë drejtim, sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Facebook dështoi të etiketojë 80% të artikujve në platformën e tij që promovojnë një teori konspirative të përhapur me shpejtësi se SHBA po financon përdorimin e armëve biologjike në Ukrainë, […]