play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: March 2022

163 Results / Page 6 of 19

Background

Aktualitet

Kuvendi i Kosovës shkurton me 50% shpenzimet e deputetëve për karburant

Është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës propozimi i LVV-së për uljen e shpenzimeve të deputetëve të Kosovës. Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në RTV Dukagjini ka thënë se kjo parti ka filluar këto diskutime qysh në nëntor për këtë problem dhe sipas saj ky propozim nuk lidhet me publikimin e shpenzimeve të deputetëve. Ajo thotë se në LVV ka pasur diskutime të larmishme me uljen e shpenzimeve […]

today28/03/2022

Aktualitet

Komuna e Prishtinës u jep 90 ditë kohë qytetarëve të largojnë antenat satelitore nga banesat

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Prishtinës ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre. “Antenat satelitore të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”, thuhet në kërkesën e Komunës së Prishtinës. Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e […]

today28/03/2022

Aktualitet

Murati: Kosova ka menaxhuar më së miri në rajon krizën energjetike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova ka menaxhuar më së miri në rajon krizën energjetike.     Në seancën e Kuvendit, Murati e pa të paarsyeshme formimin e një komisioni hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga ekzekutivi.   “Deri më tani krahasuar me vendet e regjionit e kemi menaxhuar më së miri, për këtë ka mbështetje edhe në numra. Shpesh herë në Kuvend […]

today28/03/2022

Aktualitet

Në mungesë të kuorumit ndërpritet seanca, vazhdon të enjten

Në mungesë të kuorumit është ndërprerë seanca e sotme. Ndërsa, vazhdimi i saj u vendos të jetë të enjten nga ora 10:00. Në mungesë të kuorumit ndonëse u diskutuan projektligji për kompensimin e viktimave të krimit dhe ai për pronë publike, asnjëri nuk u hodhën në votim. E arsyetimin për këtë ligj e ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ka paraparë dispozita për funksionalizimin sa […]

today28/03/2022

Aktualitet

BE deklarohet për Kryetaren e Gjykatës së Mitrovicës që u suspendua pasi mori pjesë në takimin me Vuçiq

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të respektohet marrëveshja për integrimin e personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, por edhe procedurat e rregullave disiplinore të Kosovës.   Ky reagim i BE-së vjen pasi javën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, suspendoi nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq. Kjo e fundit, më 22 mars, së bashku me përfaqësues tjerë të serbëve të […]

today28/03/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani në Doha: Kosova ofron mundësi investimi për bizneset nga Katari

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se inkurajon afaristët dhe bizneset e Katarit që të eksplorojnë mundësitë e investimit që ofron Kosova. Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë një takimi me kryetarin e Odës Ekonomike të Katarit, Khalifa bin Jassim al-Thani të mbajtur në margjinat e Forumit në Doha. Në takim gjithashtu janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel tregtar dhe mjetet për t’i përmirësuar ato. Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet mes […]

today28/03/2022

Aktualitet

Kurti: Ne nuk suspendojmë gjyqtarë, ndoshta këtë e bën Vuçiqi në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngrirjes së pozitave të zyrtarëve dhe gjyqtarëve serbë në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me suspendimin nga puna të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se as nuk është kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, teksa shtoi se gjyqësori në vend është i pavarur nga qeveria. “Unë nuk jam […]

today25/03/2022

Aktualitet

Avokati i Gramoz Vokrrit dorëzon në gjykatë padinë ndaj FFK-së

Përfaqësuesi ligjor i Gramoz Vokrrit, Arbër Krasniqi, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës për ndalimin e kandidimit të Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe pezullimin e vendimit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate. Ai ka thënë se më këtë rast është deponuar një padi dhe një kërkesë që kanë të bëjnë me çështjet e […]

today28/03/2022

Aktualitet

Edi Rama takon Lumir Abdixhikun, e quan kryetar reformator

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook foto nga takimi me të parin e LDK-së, ku edhe i ka shprehur mbresat e tij. “Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.

today25/03/2022

0%