Në dukje është si makinat e tjera, po ka vërtetë dy timonë, pra dy shoferë që e ngasin, madje të dy njëkohësisht…Taulanti dhe Vjosa me batutat, ironinë dhe cinizmin e tyre “beninj” heqin monotoninë e orëve të pasdites kryesisht dëgjuesve që kthehen nga puna.
Programi është tërësisht ndërveprues, dëgjuesit kanë prioritet absolut.
Taulanti dhe Vjosa kthehen më energjikë se kurrë 🌞për t’ju shoqëruar gjatë pasditeve tuaja nga e hëna në të premte 15:00-18:00