Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Rock & Roll Hall of Fame ka zbuluar listën me 17 artistët që do të garojnë për t’u përfshirë në klasën e vitit 2026.
Në mesin e emrave të mëdhenj të industrisë muzikore këtë vit janë:
The Black Crowes
Jeff Buckley
Mariah Carey
Phil Collins
Melissa Etheridge
Lauryn Hill
Billy Idol
INXS
Iron Maiden
Joy Division / New Order
New Edition
Oasis
Pink
Sade
Shakira
Luther Vandross
Wu-Tang Clan
Dhjetë prej artistëve janë për herë të parë në fletën e votimit, përfshirë Jeff Buckley, Phil Collins, Melissa Etheridge, Lauryn Hill, INXS, New Edition, Pink, Shakira, Luther Vandross dhe Wu-Tang Clan.
Sipas rregullave, artistët dhe grupet bëhen të kualifikueshëm për nominim 25 vite pas publikimit të regjistrimit të tyre të parë komercial.
Fletët e votimit do t’u shpërndahen mbi 1,200 artistëve, historianëve dhe profesionistëve të industrisë muzikore, të cilët do të vlerësojnë kandidatët bazuar në ndikimin e tyre në kulturën muzikore, influencën ndaj artistëve të tjerë dhe jetëgjatësinë e karrierës.
Të përzgjedhurit përfundimtarë do të shpallen në muajin prill, ndërsa ceremonia e inaugurimit për klasën e vitit 2026 do të mbahet në vjeshtë.
Përveç kategorisë kryesore, do të ndahen edhe çmimet speciale: Musical Influence Award, Musical Excellence Award dhe Ahmet Ertegun Non-Performer Award./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)