play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Tri llojet e ushqimeve që treten shpejt dhe ju japin energji menjëherë

today20/10/2023

Background
share close

Karbohidratet që treten shpejt janë efektive pas një stërvitje sepse ndihmojnë në rifitimin e energjive.

Të njohura edhe si karbohidrate me indeks të lartë glicemik (GI), karbohidratet me tretje të shpejtë vijnë në disa forma, të cilat përfshijnë ushqimet natyrale, të plota dhe ushqimet e përpunuara ose të paketuara.

Këto lloje ushqimesh veprojnë duke rritur sheqerin në gjak shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ato ju japin një rritje të tillë energjie.

Ja cilat janë disa prej tyre.

Buka e bardhë dhe orizi i bardhë janë të dyja burime të mira të karbohidrateve që treten shpejt dhe do t’ju japin një rritje të shpejtë të energjisë.

Perimet

Frutat dhe disa lloje perimesh përmbajnë karbohidrate që treten shpejt.

Ndër frutat më të mira me indeks të lartë glicemik janë bananet, rrushi, shalqiri, hurmat dhe pjeshkat.

Mollët, qitro, dardha dhe kumbullat e thata nuk janë zgjedhja e duhur nëse po kërkoni të rrisni shpejt nivelet e energjisë, pasi ato treten me ngadaltë.

Perimet me indeks të lartë glicemik janë bizelet, majdanozi, patatet e bardha dhe patatet e ëmbla.

Drithërat e mëngjesit

Shumë prej drithërave përmbajnë karbohidrate që treten shpejt, dhe këto janë një burim i shpejtë energjie.

Nëse shtoni lëng frutash ose qumësht në to, do të merrni edhe më shumë karbohidrate në vaktin tuaj.

Ushqimet e shpejta

Karamelet, çokollatat, patatinat, biskotat, ëmbëlsira të ndryshme, akullorja janë shumë të larta në karbohidrate që treten shpejt dhe ju japin menjëherë energji.

Edhe pse ato janë një burim i shpejtë dhe i lehtë i karbohidrateve me GI të lartë, ato nuk kanë shumë fibra ose lëndë ushqyese të tjera.

Kur i konsumoni me sasi të mëdha, trupi nuk i përdor për energji por i ruan si yndyrë.

Kjo është një nga arsyet pse këto ushqime kontribuojnë në shtim të peshës, prandaj duhet t’i konsumoni me masë.

Suplementet me karbohidrate që kanë veprim të shpejtë

Karbohidratet që treten shpejt duhet të konsumohen menjëherë pas stërvitjes për të ndihmuar muskujt të rimarrin energjinë e humbur.

Pijet sportive janë një mënyrë e përshtatshme për këtë, pasi ofrojnë karbohidrate që treten më shpejt se sa ushqimet.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%