play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Susan Sarandon do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Goya 2026

today30/01/2026

Background
share close

Aktorja amerikane Susan Sarandon do të jetë fituese e Çmimit Ndërkombëtar Goya 2026, ka njoftuar të mërkurën Akademia Spanjolle e Kinemasë. Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 28 shkurt në Barcelonë.

Në një deklaratë zyrtare, akademia vlerësoi karrierën “të gjerë dhe mbresëlënëse” të Sarandon, duke theksuar se ajo përfaqëson “kombinimin e përkryer mes talentit dhe suksesit profesional, glamurit dhe angazhimit shoqëror e politik”.

Susan Sarandon është një nga figurat më të njohura të kinemasë botërore, me role ikonike në filma si “Thelma & Louise”, “The Witches of Eastwick”, “The Rocky Horror Picture Show”, “Atlantic City” dhe “Dead Man Walking”, për të cilin fitoi çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë.

Çmimi Ndërkombëtar Goya u krijua për të nderuar personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në kinematografi si art që lidh kultura dhe audienca në mbarë botën./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *