Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today30/01/2026
“Legjenda e Monte Kristos” u dha premierë në mbrëmjen e së mërkurës në Teatrin “The Dome of Paris”, dhe ky mjuzikël që pati premierën mbrëmë dhe është prenotuar deri në fund të vitit në shumë shtete të Evropës, sjell artistin shqiptar Gjon’s Tears në rolin kryesor, në atë të Kontit të Monte Kristos, shkruan KultPlus.
Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears” ka treguar për KultPlus për përgatitjet e mëdha rreth kësaj shfaqje, e që përkushtimin, emocionin e dashurinë për dërrasat e artit skenik ia ka dedikuar për një vit me radhë, deri te momenti i prezantimit të premierës, premierë që është përcjellë nga shumë artdashës nga shumë shtetas të ndryshëm.
Është hera e parë që Gjon’s Tears të futet në një spektakël teatral, i cili bashkë me ansamblin kanë sjell këtë emocion të kësaj shfaqje, e që për këtë shfaqje, përpos që Gjon’s Tears ka luajtur rolin kryesor, ai për këtë shfaqje edhe ka kompozuar disa nga këngët, sikurse që ka pas edhe rolin vendimtar për posterin e shfaqjes.
I njohur për talentin e tij muzikor në The Voice të Francës, përfaqësimin e Zvicrës në Eurovision dhe për paraqitje të shumta solo, Gjon’s Tears përgjatë gjithë vitit 2026 nuk do të jetë më solo, por do të jetë i rrethuar me ansamblin e kësaj shfaqje, që ka mbushë pikat reklamuese të Parisit tash e disa muaj.
Gjon’s Tears për herë të parë është prezantuar në Kosovë në gusht të vitit 2021 në kuadër të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus”, cmim që i është ndarë nga drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti.
Ndërkohë, për rrugëtimin e shfaqjes së Legjendës së Monte Kristos, KultPlus ju sjell datat dhe vendet se ku do të prezantohet përgjatë vitit 2026./ KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)