Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këshilli i Punëve të Jashtme, i kryesuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, do të zhvillojë sot (e hënë) një takim në Luksemburg duke filluar nga ora 8:30, ku në rendin e ditës do të jetë edhe situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në një deklaratë për media thuhet se Këshilli do të diskutojë edhe mbi situatën në Izrael dhe në rajon, pas veprimeve brutale të Hamasit dhe sulmet terroriste pa dallim kundër Izraelit dhe ngjarjet që po shpalosen në Gaza.
Këshilli i Punëve të Jashtme do të diskutojë edhe për situatën në Kinë dhe Sahel.
Ministrat e BE-së do të marrin pjesë më pas në takimin e 19-të ministror BE-Azinë Qendrore me Kazakistanin, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)